
Një ditë pas aksidentit fatal me pasojë vdekjen e një shoferi ukrainas, një tjetër aksident ka ndodhur po në pranë të njëjtit vend në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Në aksident është përfshirë një kamion i ngarkuar me tulla dhe një veturë, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e këtij aksidenti të ndodhur jo shumë larg tunelit të Skërficës janë ende të paqarta.