Pamjet që shihni tregojnë momentin e shoqërimit në polici të 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan e tij.

Me pranga në duar, Loka dërgohet në komisariatin e policisë së Durrësit, ndërsa akuzohet dhe për posedim të një arsenali armësh.

Bedrie Loka i dha fund jetës në 2 janar. Ajo është bullizuar në TikTok, teksa emri i saj ishte denigruar në rrjetin social.

Përpos kësaj, dyshohet se 41-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, Xhemal Loka. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas hetimeve të kryera.