Cili mund të jetë shkaku që DJ i njohur shqiptar Sardi Shehu përpiqet të godasë këtë zotëri pas mesnate? “O plak del i vdekur nga këtu po të them edhe njëherë”, kërcënon Sardi. Gjithçka ndodh gjatë një kamere të fshehtë të emisionit “Piranjat” në Abc. DJ shqiptar me të qeshurën më më karakteristike në Ballkan niset për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë.

Jo më kot, kjo mund të quhet “Dita e Zezë” e DJ Sardit. Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj, dhe jo më kot. Ndërsa DJ i famshëm bredh nëpër botë, Jonisa kujdeset për të voglin e saj. Por gjithçka e ka një limit, pasi ajo ka vendosur të “hakmerret”. Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.

Pasi gjatë gjithë performancës, nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë. Por e keqja do të vije më pas… Çfarë i kanë kurdisur “Piranjat” këtij DJ? Pa lekët e performancës dhe me makinë të rrëmbyer, si do ta përballojë Sardi gjithë këtë presion? “Ma gjej tani direkt makinën…Vetëm ti e di kush ka dalë. Del i vdekur ti sot! Po të them edhe njëherë se nuk del gjallë…”. Ndiqni videon për të kuptuar se çfarë ndodh pas këtij kërcënimi.
https://youtu.be/hQUQPYTnMs8