Angela Martini ka shqetësuar ndjekësit me një foto të publikuar në Instagram. Modelja ka përfunduar në spital dhe ka nxjerrë foto duke marrë serum.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, por kaq ka mjaftuar që ndjekësit të interesohen rreth shëndetit të saj.

Kujtojmë se Angela është tani nënë e një djali të quajtur Kyree.