Gazetari Drini Zeqo ka rrëfyer arsyen që e detyroi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ai u rikthye në studio për të rrëfyer se ishte i detyruar t’i gjendej pranë të motrës, të cilën tha se e ka të sëmurë.
Drini Zeqo rrëfeu për herë të parë publikisht se e motra vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund ta linte vetëm me të ëmën në çastin që mësoi se ajo ishte përkeqësuar.
“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BigBrother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të ecësh të kesh dhe një kauzë. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauzë është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur,”- tha Drini me lot në sy.