Një ish-oficer policie nga Shqipëria është kapur gjatë një operacioni anti-kanabis në Britaninë e Madhe.
24-vjeçari Igli Duka u arrestua në Livingston vitin e kaluar, ndërsa në gjyq pretendoi se ishte detyruar të punonte si “kopshtar” për bimët narkotike nga një gangster të cilin e kishte arrestuar dikur në Shqipëri.
Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policisë.
Ndërsa avokati i ish-policit shqiptar tha se gangsteri që e kërcënonte është “i rangut të lartë” dhe i kishte thënë ish-policit se do të duhej të shlyente borxhin prej 50 mijë eurosh që ai kishte dhënë si ryshfet për të dalë nga burgu në Shqipëri.
Megjithatë, gjykata vendosi ta dënojë Dukën me dy vite burg për kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike.