Veliaj, Hysenbelliu dhe Tom Doshi festojnë fitoren në Tiranë..dhe një gëzim për dhendrin
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu mund të jetë në një luftë jetë a vdekje me kryeministrin Rama, pork jo nuk mund të thuhet për raportin e tij me kryebashkiakun Veliaj.
Ky i fundit, është një ndër politikanët që merr kohën maksimale në mediat e tij, madhe kjo ka ndodhur edhe në ditët kur Dallëndyshe Bici kishte futur fitilat te kallëpet e tritolit dhe hidhte në erë pronat e tij.
Në një foto të publikuar sëfundmi në rrjetet sociale duken Veliaj, Hysenbelliu dhe Tom Doshi teksa festojnë fitoren e kryebashkiakut në Tiranë, i cili mundi me mbi 58 mijë vota plus Këlliçin e koalicionit Meta-Berisha.
Martohet Bruno Cela ! Kosto kolosale, luksi në maksimum! Pamjet nga dasma e djalit të biznesmenit që gllabëroi portin e Vlorës
Dy këta të fundit po ashtu janë politikanë që shihen shpesh në mediat e Hysenbelliut, ndërkohë që janë armiq të betuar, të paktën në dukje, por raportet media-politikë-biznes janë shumë të palexueshme në Shqipëri për shkak të marrëdhënieve mbi dhe nëntoke, prandaj edhe nuk ka kuptim të gjesh shkaqe për sjelljet e njerit apo tjetrit.
Ndërkohë që Veliaj feston, Tom Doshi feston marrjen e më shumë se 60 këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin, si edhe futjen e dhëndrit si këshilltar në Bashkinë e Tiranës përmes logos së partisë së tij.
Bruno Çela, i martuar sëfundmi me vajzën e Tom Doshit me një dasmë me shpenzime jashtëzakonisht të mëdha, është përfaqësuesi i Doshit në Bashkinë e Tiranës. /GazetaJonë
veliaj tom doshi dhendrin