Sonte është finalja e madhe dhe e shumëpritur e “Big Brother VIP”. Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Beniada janë finalistët, por vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues.

Pak orë para finales Beatrix Ramosaj ka shkruar një mesazh për Donaldin, duke i uruar fat për këtë mbrëmje. “Po i kryqëzoj gishtat për ty”, ka shtuar ajo.

Që pas daljes së saj nga shtëpia, Beatrix e ka mbështetur vazhdimisht partnerin e saj. Ajo ka treguar se është “fansja” e tij më e madhe.