Në mediat sociale po flitet shumë rreth ndarjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë.

Pak ditë më parë Beatrix postoi një status ku i kishte vendosur një kryq fjalisë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë.

Ajo jo vetëm ka hequr Donaldin dhe Romeo nga ky rrjet social por po ashtu fshiu edhe videon e që postoi rreth surprizës që i bëri Donaldit në finale në “Big Brother VIP”.

Mori goxha vëmendje fakti që Donaldi e ndiqte ende Beatrix në Instagram. Megjithatë ditën e sotme edhe ai e ka hequr atë.