Një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, për të përballuar krizën.

Mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma, ndërkohë që studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj nga qeveria.

Reagimi i tyre vjen pasi pedagogët kanë nisur tashmë protestën e tyre.

Në një prononcim për mediat, një prej studentëve që do të dorëzojë dhe peticionin në kryeministri, deklaroi se tashmë Tirana, që është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, po boshatiset. Ai tha se studentët duan ndihmë financiare nga qeveria.