Dafina Zeqiri ka debatuar virtualisht me një ndjekëse në rrjetin social Instagram dhe shkak është bërë këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Artistja publikoi një video në Instagram dhe ish-banorja e Big Brother i komentoi koleges së saj, duke shkruar “Okaaay”.
Komenti i saj ka marrë replika të ndryshme nga njerëzit, e jo të gjitha janë pozitive. Dikush i shkruan Dafinës “Ruaje se po ta merr”, duke hequr një paralele mes komentit që Beatrix i la Bora Zemanit për takimin me Donald Veshajt.
Beatrix i shkroi asokohe moderatores: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”.
Lidhur me këtë koment ka reaguar vetë Dafina e revoltuar, e cila u ka bërë thirrje të gjithë komentueseve të mos ushtrojnë më bullizëm, aq më tepër femra-femrës.
“Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë asnjë me ruajt! Kurrgjë me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”- ka shkruar ajo në mbrojtje të ish-banores së “Big Brother VIP”.
Beatrix dhe Dafina kanë lënë të nënkuptohet në rrjetet sociale se po sjellin një bashkëpunim, detajet për të cilin ende nuk i kanë zbuluar.