Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin Donbas të Ukrainës.

Ai u kërkon ushtarëve ukrainas në Ukrainën lindore që të lënë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Putin paralajmëroi se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzon Rusinë për fillimin e një lufte në shkallë të gjerë dhe i kërkon OKB-së “të bëjë gjithçka që është e mundur” për ta ndaluar atë.

Presidenti i SHBA Joe Biden zotohet se bota do ta bëjë Rusinë përgjegjëse, duke parashikuar humbje të mëdha jetësh.

Biden do të flasë sot për pasojat ndaj Rusisë.