Ditën e sotme është raportuar se Shërbimet e Sigurimit të Ukrainës kanë qëlluar për vdekje mbi negociatorin e tyre.
Sipas medias ukrainase Pravda, Denys Kirieiev anëtar i delegacionit i është kërkuar nga shërbimet sekrete që të ndaltonte në postobllokun e ngritur, ai ka refuzuar dhe si për pasojë ata kanë hapur zjarr mbi të.
Kirieiev, i cili ishte dhe nënkryetar i Oschadbank dyshohet se përcillte sekretet e Ukrainës tek pala ruse, dhe për këtë Shërbimet Sekrete zotohen se kanë prova mjaftueshëm.