Gazeta Jonë zbulon se Bardh Spahia në ShkodEr ka hapur thesin me një tender 270 milione lekë ndaj babait të këshilltares.
Nga Gentian Pepa (Gazeta Jonë)
Jo vetëm kryebashkiakët e Rilindjes përveshin mënget dhe fusin duart në paratë e popullit. Nuk janë më të pakët as kryebashkiakët demokratë të cilët ashtu si “kolegët” mavi nuk lënë rast pa shfrytëzuar tenderat për të shpërndarë paratë e shqiptarëve nëpër lloj-lloj xhepash e valixhesh.
Një rast i dyshimtë është edhe tenderi që do të gjeni në vijim. Bëhet fjalë për një procedurë të organizuar nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Shkodër, institucion në varësi direkte të Bashkisë Shkodër dhe kryetarit të saj Bardh Spahia.
Tenderi mban numrin e referencës REF-53052-12-13-2022 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i rrjetit kryesor të ujësjellësit dhe ndërtim i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatrat Kullaj, Guci, Shtoj i Ri, Shtoj i vjetër, Vinotekë dhe fshat i Ri (Pularia), Hoti i Ri, Grude e Re”.
Fondi limit është 35,812,546 lekë të reja pa TVSH ose rreth 430 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Dukë parë dokumentacionin e tenderit shikohet se kanë marrë pjesë 4 kompani nga të cilat fitues është shpallur bashkimi i kompanive “ALB-KONSTRUKSION” & “KARL GEGA KONSTRUKSION” për shifrën 27,727,030 lekë të reja pa TVSH ose gati 330 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Por nëse i hedhim një sy pronarëve të këtyre kompanive vihet re një fakt mjaft interesant. Firma ALB-KONSTRUKSION ka si pronarë Ejell Radohina dhe Naim Fatkoja. Sipas artikujve të publikuara në media, mësohet se Ejell Radohina është babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër të quajtur Griselda Radohina.
Pra me pak fjalë, bardh Spahia nëpërmjet Ujësjellësit të Shkodrës i ka dhënë 330 milionë lekë babait të njërës prej këshilltareve të tij. Epo, llogaritë i bëni vetë miq!